Turqia mban në burg pastorin amerikan, thellohen përçarjet me SHBA-në

18/07/2018 17:47

Një gjykatë në Turqi vendosi sot të vijojë të mbajë në burg një pastor amerikan, i cili akuzohet se ka mbështetur terroristët gjatë grushtit të shtetit.

Andrew Brunson, një pastor i krishterë nga Karolina e Veriut, që ka jetuar në Turqi për më shumë se dy dekada, nuk ia doli të bindë gjykatën për të rifituar lirinë e tij, çka ka bërë që të thellohet më tej përçarja mes SHBA-ve dhe Turqisë.

“Është vërtet e vështirë të qëndrosh në burg dhe të ndahesh nga gruaja dhe fëmijët. Nuk ka prova konkrete kundër meje. Dishepujt e Jezuit vuajtën në emrin e tij, tani është rradha ime. Unë jam një njeri i pafajshëm për të gjitha këto akuza. I refuzoj ato. E di pse jam këtu. Unë jam këtu për të vuajtur në emrin e Jezusit”, deklaroi pastori amerikan.

Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje për lirimin e tij dhe Senati i SHBA miratoi një projekt-ligj muajin e kaluar duke përfshirë një masë që ndalon Turqinë nga blerja e avionëve F-35 Joint Strike Fighter për shkak të burgosjes së Brunson dhe blerjes së sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA