25/11 16:26
Fundjava e kaluar ishte e gjitha për Novak Djokovic dhe Angelique Kerber.
Tenisti serb dhe tenistja gjermane triumfuan në turneun më të vjetër dhe më prestigjioz, Wimbledon duke mundur respektivisht në finalet e tyre Kevin Anderson e Serena Williams.
Pas përfundimit të turneut, dy kampionët respektuan traditën e këtij kompeticioni gjatë ceremonisë së mbylljes së tij, duke vallëzuar bashkë.
Çifti Kerber-Djokivic nuk zhgënjyen aspak teksa argëtuan të pranishmit me vallëzimin e tyre nën notat e këngës “Be Mine”.
Top Channel