Pas protestës në fushën e finales së Kampionatit Botëror në Moskë, të shtunën, katër anëtaret e grupit “Pussy Riot” janë dënuar me 15 ditë burg si dhe me ndalim pjesëmarrje në ngjarje sportive për tre vjet.
Pas dënimit, grupi ka lançuar videoklipin, “Track About Good Cop”. I njohur për kritikat ndaj Vladimir Putin dhe qeverisë së tij, “Pussy Riot” është bërë i njohur në vitin 2012, me këngën e tyre protestuese “Punk Prayer”, në Katedralen e Moskës, Krishti shpëtimtar.
Grupi së fundi u arrestua pas hyrjes së tyre në fushë gjatë lojës në mes të Francës dhe Kroacisë.
Të veshur si policë rusë, Veronika Nikulshina, Olga Kurachova, Olga Pakhtusova dhe Pyotr Verzilov hynë në fushë për performancën e tyre të titulluar “Policia hynë në lojë” ose “Aksioni i fushës së futbollit”, për t’u larguar pastaj nga fusha nga rojet e sigurisë.
Protesta në fushë shënoi 11-vjetorin e vdekjes së artistit dhe poetit rus, Dimitriy Prigov, i cili shkroi konceptin e tij për “policin hyjnor”, e që sipas grupit është në kundërshtim me realitetin e forcave policore në Rusi.
Në anën tjetër videoja e re e grupit “Pussy Riot” përmban tre të rinj, të cilëve më vonë iu bashkohet edhe një grua. Ata të veshur me uniforma policore duke kërcyer në dëborë këndojnë “Unë dhe ti, ne kërcejmë, ne jemi policë”.
Duke thirrur kështu për reforma në polici, grupi shpërndau edhe një listë kërkesash në faqen e tyre në “Facebook”.
Top Channel