Mësohet kundërshtari i Kukësit në Champions, Agolli vjen në Shkodër

18/07/2018 21:30

Me shumë vuajtje, një ditë më parë, Kukësi arriti të kalojë në turin e dytë të eliminatoreve të Champions League, pas barazimit 1-1 në Maltë ndaj Valletas.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, skuadra e drejtuar tashmë nga Armando Cungu ka mësuar edhe kundërshtarin e kësaj faze.

Në “Loro Boriçi” do të vijë si kundërshtar skuadra azere e Qarabag, me të cilën aktivizohet edhe futbollisti shqiptar Ansi Agolli.

Qarabag barazoi në ndeshjen e kthimit ndaj Olimpija Ljubljana 0-0, ndërsa kishte fituar në takimin e parë 1-0.

Top Channel