Lajmet kryesore të ditës, 18/07/2018 – 20:00

18/07/2018 20:02

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

MJEKËT: DJATHI ME NISESHTE I RREZIKSHËM PËR SHËNDETIN

Djathi i prodhuar me niseshte që shitet në tregjet tona dëmton shëndetin, kryesisht diabetikët pasi rrezikojnë për arsye se niseshteja kthehet në glukozë.

VLERA E RRUGËS MË E LARTË NGA SA PRITEJ

Vlera reale e rrugës Thumanë-Kashar është 337,5 mln euro pasi përveç kostos prej 225,8 mln euro I shtohen edhe interesi 5,2 për qind dhe tarifa shtesë e mirëmbajtjes.

AKU, 1061 INSPEKTIME PËR USHQIMET NË BREGDET

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar masat, veçanërisht në bregdet për cilësinë e produkteve gjatë ditëve të pushimit duke marrë masa administrative për 22 subjekte që tregtonin ushqime jo të shëndetshme.

TEATRI, A DO DEKRETOHET LIGJI I RI?

Erion Veliaj shpreson që presidenti ta dekretojë ligjin e ri për teatrin duke besuar te vlerat e tij si njeri konstruktiv. Ndërsa presidenti Meta tha se vendimin do ta merrte i pandikuar nga askush.

TRUMP: KUJDES NGA SHQIPTARËT! JANË AGRESIVË

Donald Trump është shprehur për kanalin Fox News se Amerika duhet të luftojë për të mbrojtur Shqipërinë ngaqë janë popull I fortë dhe agresiv dhe përbëjnë rrezik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA