Spektakli “Top Talent” nisi transmetimin mbrëmjen e sotme në orën 22:00 në Top Channel.

Konkurrentët do të jenë përpara një jurie profesioniste me anëtarë Marin Memën, Beti Njumën, Edi Manushin, Bieta Sulon dhe Kelvi Kadillin, i cili është edhe prezantues i këtij show.

Si për t’i dhënë më shumë kurajo të gjithë konkurrentëve, spektakli nisi me publikimin e një video të Kelvi Kadillit, një audicion i tij kur ishte vetëm 16 vjeç, në vitin 2005.

Një audicion të cilin Kelvi në atë kohë nuk arriti ta fitonte, por megjithatë ai besoi në ëndrrat e tij dhe sot është pjesë e Top Channel, ku drejton “Pop Culture” së bashku me Dojna Memën.

Top Channel