Përjashtimi nga Europa League, i bën kuqezinjtë që të kenë vetëm një objektiv për vitin e ardhshëm e ai është titulli i Serie A, e për këtë Gattuso ka shprehur nevojën për një sulmues “rrace”.

Mospjesmarrja në Europa League e kushtëzon paksa në zgjedhje, por kuqezinjtë serish nuk stepen, e synojnë të adrojë me patketër një emër të madh në repartin ofensiv për vitin e ardhshëm.

Higuain është thuajse i larguar nga Juve, e cila vështirë se mund t’i ofrojë një vend titullari pas afrimit të Ronaldos, e gjithashtu i nevojitet që të balancojë financat.

E duket se Milani nuk ka humbur kohë duke nisur edhe bisedimet e para me argjentinasin.

Një tjetër alternativë për kuqezinjtë është edhe sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata.

Ky i undit duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të bluve të Londrës, Maurizio Sarri, i cili sipas zërave të merkatos do të prefereonte më tepër Higuain.

E nëse ky i fundit do të zgjidhte të shkonte në Angli, e jo bashkimit me Milanin, atëherë kuqezinjve do t’u hapej rruga për të afruar 25-vjeçarin Morata.

Top Channel