Forcën e Sigurisë së Kosovës është modernizuar me automjete ushtarake të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Haradinaj mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes. Në këtë ceremoni u bë e ditur se 51 automjete ushtarake do të jenë për Kosovën. Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes kryeministri Haradinaj, tha se FSK po modernizohet me mjete ushtarake.

“FSK është një trupë profesionale gjithpërfshirëse. Sot ne po bëhemi dëshmitar se FSK k po modernizohet me mjete ushtarake. Kjo tregon se kjo forcë po bëhet sipas kërkesave të NATO-s. Transformimi do të bëhet në koordinim të plotë me aleatët tanë. FSK është e të gjithëve që jetojnë në Kosovë, e shqiptarëve, e serbëve e të gjithëve që jetojnë në Kosovë”, tha ai.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel