Rike Roçi: Kampioni i Botës më ngacmoi në San Tropez, mendova se ishte manjak

16/07/2018 16:38

Rike Roçi u bë e famshme pasi ishte banore e Big Brother në Top Channel disa sezone më parë, por fama e saj njohu një rritje të madhe teksa ishte një ndër femrat më të bukura në Europianin e 2016-ës.

Ajo ishte pjesë edhe e “Top Arenës” në Top Channel, ku futbolli nuk ishte i vetmi i diskutuar.

Rike Roçi tregoi edhe një kontakt që kishte pasur një vit më parë me futbollistin francez Corentin Tolisso, i cili një ditë më parë u shpall kampion bote.

“Isha në një lokal në San Tropez dhe dikush më ngacmoi duke më thënë: “hey my wife!”. Unë thërrita djemtë e sigurisë së lokalit, pasi nuk e njoha djalin. Një ditë më pas e pash në televizor që ai ishte transferuar të Bayern Munchen dhe bëhej fjalë për Tolisso”, tregoi Rike Roçi në “Top Arena”.

FOTO GALERI
3/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA