Franca bëri historinë një ditë më parë, teksa në finalen e Botërorit arriti të thyejë 4-2 Kroacinë dhe festa për ta ishte mëse legjitime.

Me mijëra festuan në Rusi, ndërsa me miliona francezë të tjerë festuan në të gjithë Francën. Por për heronjtë e tyre pati edhe të tjera nderime.

Sistemi i metrosë në Paris ndryshoi jo pak, por 6 stacione për të nderuar suksesin e Francës në Botëror.

Jo pak turistë u çuditën dhe u ngatërruan kur përkundër hartave që mbanin në dorë, panë emrat e trajnerit Deshamp apo kapitenit Hugo Lloris në tabelat e metrosë, pak orë pasi “blutë” mundën Kroacinë 4-2 në stadiumin Luzhniki.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA