Liga e Kombeve, rezultatet e mbrëmjes/ Nga zhgënjimi te festivali i golave, Italia kthehet te fitorja, Franca marshon e qetë 28/09 22:54
Dita e Cristiano Ronaldos te Juventusi ka mbërritur.
Më pak se një javë pas njoftimit zyrtar, CR7 bashkohet me botën e Juventusit në ditën e tij të parë bardhezi.
Pas zbarkimit pasditen e djeshme në Kazele dhe darkës me drejtuesit e Juves, portugezi arriti pak para orës 10 të mëngjesit në J-Medical për vizitat mjekësore.
Pastaj transferimi në qendrën sportive të Kontinasa dhe nënshkrimi në kontratën që do ta lidhë me Juventusin për 4 sezonet e ardhshme.
Sapo të kryhen këto, do të jetë takimi i parë me shokët e rinj të skuadrës dhe me trajnerin Allegri. Së fundi, në orën 18:30, konferenca për shtyp në stadium.
Ronaldo do të bashkohet me grupin në stërvitje në fund të muajit, pas pushimeve të verës.
Top Channel