Izraeli ka ndërmarrë sulmet më të rënda ndaj objektivave të militantëve të Hamasit në Gaza, që prej luftës së vitit 2014. “Sulmet ishin kundërpërgjigje e raketave të lëshuara drejt Izraelit”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Hamasi, nga ana e tij njoftoi se një armëpushim ishte arritur, pavarësisht se ka pasur raporte për shkëmbime zjarri të vazhdueshme. Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë informojnë se dy persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmit ajror në qytetin e Gazës, të shtunën.
Mes izraelitëve janë plagosur 3 të tillë, nga njëra prej 90 raketave të hedhura mbi Izrael.
Over the last hour, IDF fighter jets targeted dozens of military targets in four Hamas military compounds throughout the Gaza Strip. The focus of the wide-scale strike was a Hamas Battalion HQ in Beit Lahia pic.twitter.com/nDIxRA4ovn
— IDF (@IDFSpokesperson) July 14, 2018
Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF) kanë bërë të ditur se kanë shënjestruar godina e ambiente të shfrytëzuara nga Hamasi, një lëvizje ekstremistësh që dominon në Gaza, përfshi edhe një seli batalioni në Beit Lahia, një kamp stërvitor të ndodhur në një ndërtesë disakatëshe në kampin e refugjatëve al-Shati në veri të Gazës, por edhe depo armësh dhe raketahedhës.
Moments ago, IDF fighter jets struck a high-rise building in the Al-Shati refugee camp in northern Gaza. The building was a Hamas training facility. A tunnel was dug under the building & used for underground warfare training. This tunnel is part of a Hamas terror tunnel network pic.twitter.com/M3C53RKMaC
— IDF (@IDFSpokesperson) July 14, 2018
“Në konsultim me ministrin e Mbrojtjes, shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe komandën më të lartë të sigurisë së shtetit izraelit, kemi vendosur të ndërmarrim veprimet më të fuqishme kundër terroristëve të Hamasit”, tha Netanyahu në një deklaratë video.
“IDF-të kanë goditur Hamasin me dorën më të hekurt që prej Operacionit për Mbrojtjen e Kufirit, e do të shtojmë edhe më tej forcën e sulmeve tona nëse do të jetë e nevojshme”, shtoi ai, duke iu referuar konfliktit të vitit 2014.
Gjithsesi, zyrtarë palestinezë thanë se, falë “përpjekjeve egjiptiane dhe ndërkombëtare” është arritur një armëpushim. Izraeli nuk ka komentuar mbi këtë raport.
Top Channel