Suksesi i Francës në Botërorin e Futbollit fitoi me meritë kopertinën e mediave në mbarë globin qofshin ato sportive, kulturore apo me fokus politik. Pak rëndësi ka diferenca e orës, kombëtarja transalpine mbetet në qendër të vëmendjes për ndeshjen ndaj Kroacisë.

“France Football” ofroi një rimë të himnit kombëtar si titull të parë. “Dita e lavdisë ka ardhur”, shkruhet në pasqyrimin online, referencë e qartë ndaj Marsejezës së famshme dhe suksesit të dytë në historinë e “gjelave”.

“L’Ekip” e cilësoi një botë tjetër, atë ku ndodhet tashmë populli francez pas suksesit në futboll, një gjendje ekstaze mbarëkombëtare pas 90 minutave në stadiumin “Luzhniki”, dhe festës së jashtëzakonshme nëpër sheshe.

Gazeta Gjermane “Bild” vendosi Francën në fronin e botërorit, edhe pse kush i shkruajti këto rreshta, do donte të ishte përsëritur suksesi i “Panxerave”, 4 vjet më parë.

“Ylli i dytë për Francën” shkruhet në gazetën AS, ndërsa spanjollja tjetër “Marca”, e cilëson si “Epoka e bukur”, atë që skuadra e Deshamp dhuroi në botërorin e kësaj vere.

Edhe gazeta portugeze “A Bola” përshtati shkrimin e saj në frëngjisht për të celebruar suksesin e kampionëve të botës, ndërsa “Corriere dello Sport” në Itali, rezervoi kulmin e gëzimit të transalpinëve në stadiumin “Luzhniki”.

Kroatët i kanë cilësuar heronj futbollistët e tyre edhe pas disfatës në finale. “I keni kthyer republikën njerëzve e bashkë me të dhe zjarrin”, shkruan portali “24 Sata”, ndërsa vlerëson Luka Modric si “Topin e Artë”. “Të mërzitur, por krenar”, është titulli i gazetës “Indeks”, për botërorin e ndalur në momentin më të bukur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA