Që Kroacia është për herë të parë në historinë e saj në një finale kampionati botëror, kjo është padyshim edhe për meritë të trajnerit Zlatko Daliç.

Ndoshta, para botërorit të Rusisë pakkush në botë mund të kishte dëgjuar për Zlatko Daliç, por jo në Shqipëri.

Edhe nëse sot nuk do të arrijë të ngrejë Kupën e Botës, ai është tashme në historinë e Botërorëve të futbollit. Por kupën e parë ai e ka marrë teksa drejtonte Dinamon e Tiranës, thuajse 10 vite më parë, kur president i skuadrës së atëhershme ishte Besnik Sulaj.

Daliç udhëhoqi drejt triumfit të Superkupës së Shqipërisë lojtarë si Igli Allmuça, Arjan Pisha e Fatjon Sefa.

Ditën e sotme, Daliç ka mundësinë e artë që të triumfojë në Kupën e Botës! Një rrugëtim që ka nisur nga Dinamo…!

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA