Lajmet kryesore të ditës, 14/07/2018 – 20:00

14/07/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

MASAKRA NË PYJE DHE MORATORIUMI

Pavarësisht moratoriumit, masakra në pyje nuk ndalet. Urdhëri që ndalon prerjen, i lejon kompanitë e licensuara që të vazhdojnë aktivitetin e tyre në zonën e Librazhdit. Kryebashkiaku Gurra thotë se është i detyruar që të zbatojë kontratat.

DW: SHQIPËRIA TË MBYLLË RRUGËN E EMIGRANTËVE

Detyra e re e Shqipërisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian është mbyllja e rrugës së emigrantëve që shkojnë drejt vendeve të unionit. Lajmin e jep Deutsche Welle.

PD: DO ANKIMOJMË LIGJIN PËR TEATRIN

Partia Demokratike vijon me denoncimin e projektit të teatrit dhe pavarësisht mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese, pritet ta ankimojë ligjin e miratuar nga shumica.

FESTA E BASTIJES DHE FRIKA E SË DIELËS

Franca festoi Ditën e Bastijës me paradën tradicionale, e dyta kjo për Presidentin Macron, i cili shpreson që vendi i tij të jetë në festë edhe të dielën, kur luhet finalja e Botërorit.

BELGJIKA NË VEND TË TRETË

Belgjika është fituesja e finales së vogël të Botërorit dhe renditet në vendin e tretë. Belgët mundën Anglinë me rezultatin 2 me 0, e cila kthehet në shtëpi si skuadra e katërt e këtij Botërori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA