Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë. 20/06 02:21
Novak Djokovic mposhti Rafael Nadalin në një gjysmëfinale epike që u luajt në dy ditë dhe iu deshën 5 sete për të shpallur fituesin.
4-6, 6-3, 6-7, 6-3 dhe 8-10 rezultati i kësaj përballjeje fantastike.
Tenisti serb do të luajë tashmë në finalen e madhe të Wimbledon ndaj afrikano-jugorit Kevin Anderson, i cili kaloi në finale pasi mundi në 6 orë e 36 minuta amerikanin John Isner.
Djokovic kishte dy vite që nuk luante një finale Grand Slam-i.
Top Channel