Djokovic mund Nadalin pas një ndeshjeje epike. Serbi, në finalen e Wimbledon (Foto)

14/07/2018 17:03

Novak Djokovic mposhti Rafael Nadalin në një gjysmëfinale epike që u luajt në dy ditë dhe iu deshën 5 sete për të shpallur fituesin.

4-6, 6-3, 6-7, 6-3 dhe 8-10 rezultati i kësaj përballjeje fantastike.

Tenisti serb do të luajë tashmë në finalen e madhe të Wimbledon ndaj afrikano-jugorit Kevin Anderson, i cili kaloi në finale pasi mundi në 6 orë e 36 minuta amerikanin John Isner.

Djokovic kishte dy vite që nuk luante një finale Grand Slam-i.

FOTO GALERI
1/30

Top Channel