Vlorë, kapet me qëllim ekstradimin në Itali 52-vjeçari
13/07/2018 10:19
Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur nga forcat policore të Vlorës, me qëllim ekstradimin në Itali.
Maks Merkaj, 52 vjeç nga Vlora, banues në lagjen “10 korriku”, rezulton i dënuar me 17 vite burg për veprat penale “organizatë kriminale”, “pengmarrje”, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “marrëdhenie seksuale me dhunë”.
Personi i arrestuar përkohësisht në kuadër të operacionit të koduar “Blic” është dënuar nga Gjykata e Assizez në Venecia, më 10 prill 2011, vendim nga i cili i kanë mbetur për t’u shlyer edhe 14 vite heqje lirie.
Tashmë procedurat për ekstradimin e tij në duart e drejtësisë italiane i kanë kaluar Interpol Tiranës.
Top Channel