Vettingu “thërret” tri emra të tjerë më 16 e 18 korrik. Mes tyre, gjyqtari i lartë Zeneli

13/07/2018 13:31

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka publikuar datat e seancave publike dëgjimore për disa emra të tjerë të drejtësisë shqiptare.

Konkretisht, më 16 korrik do të zhvillohet seanca me anëtarin e Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli, ndërsa më 18 korrik do të ketë seanca për prokurorin Arben Nela të Prokurorisë së Tiranës, si dhe gjyqtarin Ervin Metalla të Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Artan Zeneli është gjyqtari i katërt i lartë që thirret përballë organeve të vettingut, pasi më herët kanë dalë para KPK-së Admir Thanza, Edmond Islamaj, ndërsa këtë të premte del Tom Ndreca, në orën 15.

Trupa gjykuese për të tre këta pjesëtarë të drejtësisë do të përbëhet nga Etleva Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA