Rita kuqezi, duket e mrekullueshme (FOTO)

13/07/2018 11:26

E kuqja dhe e zeza janë dy ngjyra që i shkojnë shumë Rita Orës.

Në një seri fotosh të publikuara së fundmi, këngëtarja britanike me origjinë shqiptare shfaqet tepër joshëse e veshur me një kostum sportiv të kuq flakë dhe të brendshme të zeza.

27-vjeçarja është treguar bujare duke ulur zinxhirin për të treguar “asetet” e saj në poza seksi. “Në Las Vegas për 24 orë dhe më pas në Manchester për fundjavën”, njoftoi Rita ndjekësit e saj në Instagram. Në fakt, këngëtarja do të performojë të premten në klubin Flamingo, ndër më të famshmit në Las Vegas.

Megjithë kalendarin shumë të zënë, ajo ka gjetur kohë që të bëjë disa ditë pushim me të dashurin Andrew dhe mamanë Vera.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel