Presidenti Meta dekoron me titullin “Mjeshtër i Madh” Bashkim Zenelin

13/07/2018 12:38

Ish-deputeti dhe diplomati i shquar shqiptar, Bashkim Zeneli është dekoruar ditën e sotme me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Ilir Meta.

“Në shenjë vlerësimi për kontributin e shquar dhe veprimtarinë e gjatë e të spikatur në fushën e politikës së jashtme ku, si gazetar, publicist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasador, u ka shërbyer me përkushtim çështjes kombëtare e integrimit euroatlantike të Shqipërisë”, ishte motivacioni.

Të pranishëm në ceremoni ish-Presidenti, Rexhep Meidani, ministrat Fatmir Xhafaj e Pandeli Majko, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-ministra të Jashtëm, ambasadorë e deputetë.

“Diplomat Zeneli figurë e shquar publike, kontribut të spikatur në politikën e Jashtme. Kontributi i tij për pavarësinë e Kosovës është i jashtëzakonshëm dhe historik. Ambasador Bashkim Zeneli, një mjeshtër i diplomacisë publike”, u shpreh Meta.

“Titulli “Mjeshtër i madh”, nder i madh dhe vlerësim për të cilin falenderoj Presidentin Meta. Këtë titull të lartë e ndaj me familjen dhe me të gjithë bashkëpunëtorët e mi. Do vijoj të kontribuoj pa u lodhur për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, tha Bashkim Zeneli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA