Anglia humbi mundësinë për të arritur në finale e Botërorit pasi u mund në shtesë 2-1 nga Kroacia, por ata kanë ende edhe një ndeshje para se të largohen nga Rusia.

Ditën e shtunë, Anglia do të ndeshet me Belgjikën për vendin e tretë dhe të katërt në këtë Botëror dhe për këtë ka folur trajneri i “3 Luanëve” Gareth Southgate, i cili është shprehur se pavarësisht humbjes ndaj Kroacisë, lojtarët që ai drejton janë ende të motivuar për këtë ndeshje ndaj Belgjikës.

“Ne jemi shumë të motivuar për këtë takim, pasi është një mundësi e madhe për ne që të largohemi me një medalja nga Botërori. Për ne kanë qenë dy ditë mjaft të vështirë, pasi ishim vetëm 20 minuta larg nga finalja, e cila ishte synimi ynë. Por lojtarët janë të vendosur që të largohen me një medalje nga ky botëror”, është shprehur Gareth Southgate.

Ky do të jetë takimi i dytë që Belgjika dhe Anglia do të ndeshen mes tyre, ku në ndeshjen e parë në grupe triumfuan minimalisht belgët me një gol të shënuar nga lojtari me origjinë shqiptare Adnan Januzaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA