Turku në kërkim nga Katari për mashtrim me kredi, arrestohet në Portin e Vlorës

12/07/2018 11:30

Një shtetas turk i shpallur në kërkim nga Katari është arrestuar nga policia e Vlorës.

Tayfun D., 35 vjeç banues në Turqi, u kap nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të Vlorës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, në portin e qytetit.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ”Mashtrim me kredi”, parashkikuar nga neni 357 të Kodit Penal të Katarit.

Shtetasi është dënuar me 1(një) vit burg.”, bën të ditur policia e Vlorës.

Ndërkohë po vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt Katarit, ku dhe ishte shpallur në kërkim.

Top Channel