“Toyota” me 3.4 milionë euro, Krimet e Rënda lënë në burg katër të ndaluarit

12/07/2018 10:20

Gjykata për Krimet e Rënda la në arrest me burg katër të ndaluarit për 3.4 milionë eurot e gjetura në mjetet Toyota në Portin e Durrësit. Në bankën e të akuzuarve ishin Edi Lika, pronar i subjektit transportues, djali i tij Klevis Lika, shoferi i kamionit Agim Ceka dhe ndërmjetësi Alban Mollaymeri.

Avokati i tyre, Saimir Visha tha se akuzat e reja që janë shtuar, për grup të strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar janë shtuar vetëm për të mbajtur personat në burg, pasi sipas tij dhe prokuroria është konfuze për çfarë duhet të akuzohen.

“Akuzë e re që ka të bëjë me grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale nga grup të strukturuar. Ajo që ne vazhdojmë kërkojmë nga prokuroria e gjykata në lidhje me akuzën pastrimi i produkteve nga vepra penale, dhe sot prokuroria e gjykata nuk dinë çfarë vepre penale është kryer e pastaj të analizojnë nëse ky produkt, këto eurot e gjetura janë pastrim nga ndonjë vepër penale, apo para të mbledhura nga emigrantët, sepse dhe prokuroria është konfuz çfarë vepre penale është kryer”, tha Visha.

Ndërkohë gjykata e Durrësit më herët kishte shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes duke i kaluar Krimeve të Rënda.

Top Channel