Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

FIFA JEP URDHRIN: MJAFT MË ME INKUADRIMIN E TIFOZEVE “SEXY”
FIFA nxjerr një urdhër të ri për transmetuesit televizivë. “Ata nuk duhet të fokusojnë më në kamerat e tyre, tifozet tërheqëse në shkallët e stadiumeve, pasi i konsideron të një karakteri seksist”.

FINALJA KROACI-FRANCË, POGBA: NUK JEMI FAVORITË
Më 15 korrik do të luhet finalja e madhe e Botërorit të Rusisë, ku përballë do të jenë Franca dhe Kroacia. “Blutë” shihen si favoritë, por Pogba mendon të largojë presionin. “Nuk jemi ne favoritë për të fituar”, u shpreh mesfushori francez.

KROACIA, FINALISTJA ME RENDITJEN MË TË DOBËT NË FIFA
Kroacia është skuadra finaliste me renditjen më të dobët në FIFA, pasi skuadra e Daliç është e 20-a në këtë klasifikim. Përpara saj, renditjen më të ulët si finaliste Botërori e ka pasur pikërisht Franca, në vitin 1998.

VIDA PENDOHET PËR VIDEON, I KËRKON NDJESË RUSISË
Domagoj Vida shkaktoi jo pak polemika për videon me thirrjen “Lavdi Ukrainës”. Mbrojtësi kroat kërkoi ndjesë për çfarë ndodhi, duke thënë se gjithçka ishte si pasojë e euforisë.

TOPI I ARTË I BOTËRORIT DO TË PËRCAKTOHET PAS FINALES
FIFA do të dorëzojë fituesin e “Topit të Artë” të Botërorit pas finales Francë-Kroaci. Këtë radhë nuk do të ketë finalistë të përcaktuar më parë, por kandidatët duket se janë Mbappe, Griezmann dhe Modriç.

Top Channel