Në Butrint po zhvillohet edicioni i 16 i Festivali Ndërkombëtar të Teatrit, me pjesëmarrjen e trupave nga Shqipëria, Maqedonia, Ukraina dhe Greqia.

Drejtori i Festivalit, Alfred Bualoti tha se, me gjithë një tkurrje të fondeve që mbështesin këtë aktivitet, trupat e përzgjedhura sjellin përvojat teatrore artistike të teatrove më moderne të rajonit.

“Jashtëzakonisht e vështirë dhe për këtë duhet bërë një gjë me domosdo nga shteti për ligjin e sponsorizimit, i cili nuk funksionon fare, nuk është ekzistent fare”, thotë Alfred Bualoti.

Mbrëmja e së mërkurës solli në festival shfaqjen “Njeriu dhe zjarri”, bazuar mbi mitin e Prometeut, me regji nga Dejan Projkovski, nga Maqedonia.

Festivali pritet të vijojë këtë të enjte me shfaqjen “Monger”, nga artistët e TKOB-së, me koreografinë e izraelitit Barak Marshall, e do të mbyllet me “Kopshti i qershive” nga Anton Chekhov, që e sjell në skenë trupa e Teatrit të Ukrainës, me regji nga Yaroslav Fedoryshyn.

Top Channel