Kroacia përjetoi një të mërkurë të çmendur në Botërorin e Rusisë. Skuadra e Daliç u kualifikua për në gjysmëfinale, pas një ndeshjeje që e mbyllën pas 120 minutash, diçka që është kthyer në zakon për ballkanasit.

Mario Mandzukiç ishte heroi për skuadrën kroate, me golin e shënuar në pjesën e dytë të kohëve shtesë. Festa e futbollistëve ishte e jashtëzakonshme, e gjatë saj pati edhe një incident, pasi futbollistët kroatë ranë mbi një fotograf që ndodhej aty dhe po kapte imazhe të sfidës.

Fotografi, pavarësisht gjithçkaje, vijoi punën e tij dhe në fund kroatët e ndihmuan të ngrihej, ndërkohë që disa prej tyre i dhuruan edhe një puthje.

Vet fotografi, emri i të cilit ishte Juri Cortez, tregoi çfarë ndodhi në momentin e festimit të golit nga ana e Kroacisë.

“Në atë moment po bëja fotot, lojtarët ishin shumë pranë. Ndërkohë që unë po ndërroja lentet e aparatit fotografik – tregon Cortez, – ata filluan të shtyheshin me njëri-tjetrin dhe po afroheshin gjithnjë e më shumë. Unë rashë në tokë, por nuk e hoqa nga dora aparatin dhe vazhdova të bëj foto, edhe kur ata ishin aty me mua. Në fund më pyetën nëse isha mirë”.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA