Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka sekuestruar llogari bankare të dyshuara kriminale të grupit të kokainës së kapur në Durrës.

Në vijim të hetimeve për asetet me burim kriminal, pas operacionit “Last Snoë”, ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Portin e Durrësit disa muaj më parë, Task Forca Speciale bëri sekuestrimin e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk.

Vlera totale e sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë, që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia.

Top Channel