27/11 09:43
Në 100 vjetorin e formimit të tyre, Forcat Ajrore Mbretërore ka dhuruar spektakël një ditë më parë mbi Londër, ku me mijëra njerëz u mblodhën jashtë “Buckingham Palace”.
Mbi pallatin mbretëror fluturuan 100 avionë, që kanë përfaqësuar Forcat Ajrore në vite, e gjithashtu mjetet të tjera fluturuese, shfaqje e pasuar nga një paradë e personelit ushtarak.
Mbretëresha Elisabeth II dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore ndoqën spektaklin ku ishin përfshirë avionë modernë si “F35”, hera e parë që shfaqen në publik, apo legjendarët “Spitfire” nga Lufta e Dytë Botërore.
Top Channel