Një goditje me kokë e Umtitit ndau Francën nga Belgjika, në një gjysmëfinale spektakolare të Botërorit “Rusi 2018”.

Në fund, peshoi më shumë soliditeti i skuadrës së Deschamps, që i përballoi shpërthimet e Hazardit më së miri. Belgu i Chelsea del nga ky Botëror pa çmimin e madh, por me një performancë të jashtëzakonshme. Me avancimin e turneut, Hazard u bë i papërmbajtshëm. Do të ngushëllohet me finalen e vogël të shtunën, pasi të dielën do të luajë Franca finalen e saj të tretë në një Botëror. Franca e Griezmann, Mbappe dhe atletëve të dhjetëgarëshit që i shoqërojnë.

Ndeshja ishte siç pritej, fantastike, “futboll shampanjë” mes dy ekipeve që luajnë mirë në hapësira të mëdha, por edhe të mirë taktikisht, që në gjysmëfinale erdhën nga ana e ashpër e kalendarit. Pati goditje nga të dyja krahët dhe pritje fantastike si nga Lloris, ashtu edhe nga Courtois.

Në mes të këtij ekuilibri shënoi Umtiti në minutën e 51, me një goditje me kokë në shtyllën e parë pas krosimit të Griezmann.

FOTO GALERI
3/21

Top Channel