Në Botërorin e Rusisë, futbolli dhe politika vazhdojnë të ndërthuren.
Pas festimeve të Xhakës dhe Shaqirit me shqiponjë, në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë, mbështetjes së hapur të Aleksandar Vuçiç për Rusinë ndaj Kroacisë, si dhe videos së lojtarit Vida e ndihmësit Vukojeviç pro Ukrainës, i erdhi radha tenistit Djokoviç.
Ky i fundit, që është në Londër duke luajtur në turneun “Wimbledon”, ditët e kaluara ka bërë të ditur se mbështet Kroacinë, një deklaratë kjo që nuk i ka pëlqyer aspak anëtarit të Partisë Progresiste Serbe (SNS), që është pjesë e qeverisë në vend, Vladimir Djukanoviç.
“Vetëm idiotët mund të mbështesin Kroacinë. Novak të të vijë turp”, shkroi në rrjetin social Tëitter, politikani serb.
Por jo vetëm kaq, vetëm pak javë përpara fillimit të Kupës së Botës, ish-numri 1 i botës Djokoviç kishte publikuar një foto të tij në Instagram me disa futbollistë kroatë, mes të cilëve edhe Luka Modriç e Ivan Rakitiç.
Top Channel