Me rastin e 10-vjetorit të hyrjes së qytetit të Beratit në UNESCO, mbrëmjen e së dielës në ambientet e Muzeut Etnografik është zhvilluar edicioni i peste i muzikës së vjetër “Vox Baroque”.

Ky edicion i pestë u ka siguruar adhuruesve të muzikës së vjetër një shfaqje të shkëlqyer. Në “Vox Baroque” kanë perfomuar përmes artistëve interpretë në violinë, violinçel e bilbil nga Holanda e Italia si dhe këngëtarja soprano Erinda Agolli.

Themeluesi i këtij festivali, Jusuf Beshiri është shprehur se qëllimi i këtyre shfaqjeve është afrimi i qytetarëve me muzikën. Koncerti Vox Baroqye është ndjekur dhe nga turistë të huaj.

Top Channel