Në datën 18 korrik nis transmetimin në Top Channel spektakli “Top Talent”. Konkurrentët e përzgjedhur do të jenë në konkurrimim individual përpara një jurie profesioniste me anëtarë Marin Memën, Beti Njumën, Edi Manushin, Bieta Sulon dhe Kelvi Kadillin, ky i fundit dhe prezantues i këtij “talent show”.

Konkurrentët që do të kualifikohen në fazën e dytë, atë gjysmëfinale, do të trajnohen nga një staf profesionist në Top Channel. Në këtë fazë do të konkurrojnë me materiale të përgatitura dhe të regjistruara në emisionet dhe departamentet e Top Channel.

Konkurrentët që do të arrijnë të kualifikohen në dy gjysmëfinale, në mbrëmjen finale do të kenë mundësinë që disa prej tyre të jenë fitues dhe të sigurojnë direkt një kontratë pune në Top Channel. Jo vetëm juria, por edhe publiku do të mund të përzgjedhë njërin prej konkurrentëve nëpërmjet televotimit në natën finale.

Të shumtë kanë qenë aplikuesit që kanë dërguar jetëshkrimet e tyre për të qënë pjesë e këtij show. “Top Talent” është patentë autentike e Top Channel dhe do të sjellë për teleshikuesit një “talent show” të veçantë dhe unik, grupmosha të ndryshme, emocione, të rinj ambiciozë e të talentuar, humor, histori personale, lumturi, lot, kurajo për të provuar dhe sfiduar veten përpara jurisë dhe kamerave.

Top Channel