Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
PASIGURIA NË PLAZHE. MBYLLEN VENDET PA ROJE
Siguria në plazhe është bërë çështje dite e kësaj vere që pas të shtunës, kur brenda një dite u mbytën tre pushues. Në Vlorë, autoritetet mbyllën plazhet që nuk kishin roje.
VONOHET ME 14 ORË AVIONËT NGA ITALIA NË SHQIPËRI
Pasagjerët që udhëtojnë me linjat ajrore nga Italia drejt Shqipërisë kanë patur edhe 14 orë vonesë në fluturim këtë të dielë. Kompania pranon vonesat dhe thotë se ishte e pamundur që qytetarët të informoheshin në kohë.
KLSH ZBULON DËMIN 54 MLN NË SHËNDETËSI
Pas gjashtë auditimeve të kryera, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një dëm financiar prej 54 milionë lekësh në sektorin e shëndetësisë. Sipas të dhënave, abuzimet më të mëdha janë kryer me prokurimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
“POLITIKANËT MË TË KORRUPTUARIT”
Shqiptarët mendojnë se politikanët janë më të korruptuarit në vend. Më pas, ata rendisin gjyqësorin e sistemin shëndetësor. Ky është konkluzioni i Barometrit të Opinionit Publik për 2018.
INAUGUROHET ERDOGAN. MARRIN PJESË KRERË SHTETESH
Rexhep Taip Erdogan nis mandatin e dytë presidencial. Në një sërë ceremonish që u zhvilluan në Ankara, merrnin pjesë disa krerë shtetesh dhe kryeministra, mes tyre Edi Rama dhe Hashim Thaçi.
Top Channel