I jep 150 euro policit, pranga 35-vjeçarit me mallra kontrabandë

09/07/2018 21:56

Policia e Shtetit ka goditur një rast nga ato që i quan “mitdhënie”.

Uniformat blu bëjnë me dije se në Pogradec “është arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar, pasi tentoi të korruptonte me 150 euro oficerët e Krimit Ekonomik-Financiar me qëllim mosprocedimin e tij, pasi u kap duke transportuar mallra pa dokumentacion”.

I arrestuari është 35-vjeçari Gentjan Kameri, banues në Fushë-Krujë, i dënuar më parë për “moskallëzim krimi”.

Top Channel