28/12 17:06
Roger Federer ka kaluar në çerekfinalet e Wimbledon pasi ka mundur me lehtësi francezin Adrian Mannarino.
Zvicerani mundi kundërshtarin me rezultatin 6-0, 7-5 dhe 6-4, në një orë e 45 minuta lojë.
“E dija që seti i parë që fitova 6-0 nuk ishte tregues i forcës së kundërshtarit tim. Isha i bindur që ai mund të luante shumë më mirë dhe këtë e tregoi në setet e tjera”, deklaroi Federer.
Kjo është hera e 16 që Federer arrin çerekfinalet e Wimbledon.
Top Channel