Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë vlerësohen për zbulimet që ndihmojnë në stabilitetin ekonomik 12/10 12:20
Dalja nga shinat e një treni në veriperëndim të Turqisë ka shkaktuar vdekjen e 10 personave dhe plagosjen e 73 të tjerëve.
Sipas mediave turke, aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu, të provincës Tekirdag. Mësohet se vagonat e trenit kanë dalë nga shinat si pasojë e shiut. Por CNN turk ka raportuar se shkak për aksidentin është bërë një urë e shembur.
Treni kishte 360 persona në bord dhe po udhëtonte nga Kapikule në Stamboll.
Top Channel