Norris në “pole position” në Sprintin e Miami-t, Antonelli në rreshtin e parë në tentativën e fundit, zhgënjen Ferrari 02/05 01:36
“Është një ditë e mrekullueshme, jam shumë i lumtur”.
Sebastian Vettel shkëlqeu në Silverstone. Gjermani, sapo kaloi vijën e finishit në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, nuk e fshehu aspak gëzimin e tij.
Me këtë fitore, ferraristi rrit diferencën me Hamiltonin e vendit të dytë në renditjen e pilotëve, por Vettel qëndron me këmbë në tokë.
“Makina e sigurisë ndryshoi gjithçka. Mendoj se e befasova Valtteri Bottasin duke e parakaluar në një pikë ku nuk isha as vetë i sigurtë se do ta merrja kthesën. Për fat, gjithçka shkoi mirë “, deklaroi Vettel pas garës.
“Gara ishte e mrekullueshme dhe mendoj se publikut i pëlqeu shumë”, u shpreh Vettel.
Top Channel