Mbrëmja e parë e çerekfinaleve prodhoi emocione dhe surpriza, teksa Franca dhe Belgjika kaluan në gjysmëfinale, ndërsa Brazilin e “përpiu” Kazani, qytet në të cilin ranë edhe Gjermania e Argjentina.

Për të diskutuar mbi këto dy takime, por edhe mbi botërorin në përgjithësi, në studion e “Top Arenës”, në Top Channel është edhe ish futbollisti i kombëtares shqiptare, Besnik Hasi.

Kjo është hera e parë për gjakovarin, që vjen në një televizion shqiptar, për të analizuar takimet e kampionatit botëror “Rusi 2018”.

Hasi është një trajner me mjaft eksperiencë, pasi ka drejtuar në nivele të larta, skuadrat e njohura si Anderlecht, Legia Varshavë dhe Olympiacos.

Top Channel