Shqipëria në tryezën e UNESCO-s, anëtare e Komitetit për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale 17/06 20:50
Në Durrës po zhvillohet Festivali XIII Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës. Violinisti i vlerësuar nga kritika botërore, Regi Papa dhe pianistja Merita Rexha Tërshana interpretuan para artdashësve dhe pushuesve mbrëmjen e së mërkurës.
Koncertet e këtij edicioni të festivalit që do të vazhdojnë deri më 14 korrik po mbahen në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Durrësit.
Festivali i Muzikës së Dhomës mirëpret çdo vit në Durrës koncertet e instrumentistëve shqiptarë dhe të huaj, duke u kthyer në një aktivitet të njohur e vlerësuar edhe jashtë Shqipërisë.
Top Channel