Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

BRAZILI, MIRANDA KAPITEN NDAJ BELGJIKËS

Trajneri Tite vijon rotacionin e shiritit të kapitenit të skuadrës së Brazilit. Në ndeshjen ndaj Belgjikës, 57 vjeçari ka vendosur që t’ia dorëzojë shiritin futbollistit të Interit, Joao Miranda.

RUSIA NDERON AKINFEEV, NJË SHQIPONJË MERR EMRIN E TIJ

Kopshti zoologjik i Moskës vendosi të nderojë Igor Akinfeev që ndihmoi Rusinë të kalojë në çerekfinale të Botërorit. Drejtuesit e tij i vunë një shqiponje të vogël emrin e portierit të përfaqësueses ruse

STUDIMI PËR NEYMAR; RRETH 14 MINUTA NË TOKË GJATË BOTËRORIT

RTS Sports ka bërë një studim në lidhje me Neymar Jr i cili së fundmi është bërë objekt ironish për simulimet e tij. Rezulton se Neymar ka qëndruar gjatë kësaj kohe rreth 14 minuta në tokë dhe ka pësuar 23 ndërhyrje të gabuara

JAPONIA, TRAJNERI NISHINO NUK DO TË QENDROJË

Nishino nuk do të qëndrojë në pankinën e Japonisë. Federata Japoneze e Futbollit bëri të ditur se nuk do të rinovojë kontratën me 63-vjeçarin që skadon në fund të këtij muaji. Japonia u eliminua në 1/8 e finaleve të Botërorit nga Belgjika.

Top Channel