Deklarata e Pavarësisë së SHBA, “Facebook” e konsideron raciste

05/07/2018 23:04

Algoritmet e “Facebook”-ut kanë përcaktuar disa pjesë të deklaratës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si fjalim urrejtje dhe i kanë hequr ato nga postimet në platformë.

Në prag të ditës së Pavarësisë, një gazetë lokale në Teksas, kishte nisur të postonte çdo ditë, pjesë nga dokumenti historik, në faqen e saj të “Facebook”-ut. Në një nga këto pjesë, flitej për “egërsira të pamëshirshme indiane” e ky, u konsiderua nga algoritmet tekst urrejtjeje. “Facebook” më vonë kërkoi ndjesë, dhe lejoi postimin.

Gazeta, kish nisur ndarjen e pjesëve të dokumentit themelues të Amerikës, në faqen e saj të internetit, në përpjekje për të inkurajuar letërsinë historike mes lexuesve të saj.

Por, pjesa e sipërpërmendur, nuk u shfaq, me gazetën që u njoftua nga “Facebook” se postimi binte ndesh me standardet e platformës mbi gjuhën e urrejtjes. Botuesi i gazetës, shkruante më pas në lidhje me paragrafin ofendues, se ndoshta, Thomas Jefferson, duhet të kish përdorur termin amerikanë të lindur por, fatkeqësisht, ai, si edhe shumica e kolonialistëve britanikë të ditëve të tij, nuk kishte një këndvështrim miqësor ndaj tyre. Incidenti, demonstron në fakt problemin me kërkimet automatike për gjuhën e urrejtjes.

Një robot i trajnuar për të identifikuar gjuhën jokorrekte politike, nuk është i zgjuar sa duhet për të dalluar se kur kjo gjuhë është pjesë e një dokumenti të rëndësishëm historik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA