E bujshme te Interi/ Pas 28 vitesh, Piero Ausilio largohet në fund të sezonit nga zikaltrit 02/09 13:08
Rafael Nadal është rikthyer në formën e tij më të mirë në moshën 32-vjeçare dhe duket se meritë për këtë ka pasur edhe ora e tij fatsjellëse, të cilën e mban në dorë gjithmonë, edhe kur luan.
Bëhet fjalë për një dhuratë që tenistit spanjoll i është bërë nga “Richard Mille”, që e ka prodhuar këtë orë posaçërisht për të. Me ngjyrat e flamurit spanjoll, kjo orë ka vetëm 50 ekzemplarë në shitje dhe një çmim marramendës prej 800 000 eurosh.
Aktualisht, Rafael Nadal është numri 1 i botës në tenis për meshkuj dhe sapo ka kaluar në raundin e dytë të Uimbëlldonit.
Top Channel