Rafael Nadal mburret në Angli me orën e tij që kushton 800 000 euro (Foto)

04/07/2018 10:50

Rafael Nadal është rikthyer në formën e tij më të mirë në moshën 32-vjeçare dhe duket se meritë për këtë ka pasur edhe ora e tij fatsjellëse, të cilën e mban në dorë gjithmonë, edhe kur luan.

Bëhet fjalë për një dhuratë që tenistit spanjoll i është bërë nga “Richard Mille”, që e ka prodhuar këtë orë posaçërisht për të. Me ngjyrat e flamurit spanjoll, kjo orë ka vetëm 50 ekzemplarë në shitje dhe një çmim marramendës prej 800 000 eurosh.

Aktualisht, Rafael Nadal është numri 1 i botës në tenis për meshkuj dhe sapo ka kaluar në raundin e dytë të Uimbëlldonit.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA