Neymar u bë protagonist në sfidën Brazil-Meksikë jo vetëm për golin dhe asistin në fitoren 2-0, por edhe për një aktrim qesharak në pjesën e dytë.

Sulmuesi aktroi sikur u dëmtua rëndë, ndërsa pamjet filmike treguan qartë se bëhej fjalë për një shkelje thuajse të papërfillshme nga ana e meksikanit Layoun.

Ky gjest bëri xhiron e botës, ndërsa ndaj Neymar vërshuan kritikat, por edhe aludimet se mund të ketë probleme psikologjike.

Ylli brazilian gjithsesi duket se e ka marrë me sportivitet këtë çështje, ndërsa aktrimin e të hënës e ka përsëritur edhe në seancën e sotme stërvitore.

Neymar është shfaqur në humor, ndërsa ka biseduar me fansat e gazetarët dhe i është përgjigjur thirrjeve për foto dhe autografe.

Në një moment, ai është munduar që të argëtojë të pranishmit në stërvitje, duke “aktruar” sërish simulimin e përdorur në sfidën ndaj Meksikës.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel