Një koleksion i frymëzuar nga e shkuara, e mbi të gjitha nga muza e saj, Audrey Hepburn.

Clare Waight Keller punoi për 16 muaj, për të sjellë në një mbrëmje të nxehtë vere, në Javën e Modës në Paris, koleksionin e saj më të ri “Vjeshtë 2018”.

Kjo ishte sfilata e saj e dytë, edhe pse që kur mori drejtimin e shtëpisë së modës “Givenchy”, Keller ka ditur më së miri të bëjë bashkë shijen konservative të së shkuarës me bashkëkohoren, në një ndërthurje të femrave që e ndihmuar të krijojë personalitetin e saj Audrey Hepburn, Jackie Kennedy dhe Dukesha e Windsorit.

Skena ishte vendosur në kopshtin e madh pas Arkivit Kombëtar të Parisit, mbi një pasarelë bronzi që reflektonte hijen e pemëve dhe qiellin me re.

“Givenchy” ka një histori nga pas, që bën bashkë femrat e çdo moshe e të çdo kohe, të punonjëses fisnike dhe bukurisë natyrale të paprekur, ndaj dhe koleksioni i ri përcjell vetëm glamur, ndonëse në mënyra të ndryshme, me një prerje dhe qepje të mprehtë e të pastër.

Koleksioni i ri u dedikohej femrave dhe meshkujve, ku nuk mungojnë veshjet njëngjyrëshe, pastel, ngjyrat e akullta apo paletet e errëta. “Givenchy” ka raportuar deri më tani të ardhura prej 600 milionë eurosh dhe synimi është të kalojnë “Dior”-in, që ndryshe njihet edhe si “Klubi një miliardë dollarësh”.

FOTO GALERI
21/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA