Ndërtim pa leje në Borsh, pranga 45-vjeçarit nga Tirana
02/07/2018 10:31
Një 45-vjeçar me banim në Tiranë është arrestuar nga policia e Himarës, pasi akuzohet për ndërtim pa leje në fshatin Borsh.
Sipas komunikatës së policisë, shtetasi Th.D. nga Tirana kishte ndërtuar një objekt të paligjshëm në tokë publike, në fshatin e njohur për rivierën e tij.
Ai tashmë akuzohet për veprën penale të “ndërtimit të paligjshëm”, ndërsa hetimet i ka marrë në dorë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Top Channel