
Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
ÇFARË BUKE HAMË?
Buka është ajo që konsumojmë më shumë në vaktet tona por top channel bëri një eksperiment me bukën e zezë dhe atë integrale dhe zbuloi që në to është përdorur ngjyrues. Kjo përbën mashtrim dhe pasiguri në atë që hame.
“EKSODI” I DYTË
Si sot në vitin 1990, 3200 shqiptarë kaluan murin e ambasadës gjermane për një jetë më të mirë. 28 vjet më vonë, mijëra shqiptarë I drejtohen sërish të njëjtës ambasadë p;r të gjetur punë.
AEROPORTIT TË KUKËSIT I DEL BARI
Aeroporti i kukesit perfundoi se ndertuari ne vitin 2006, dhe pavarësisht premtimeve të shumta për hapjen e tij sot e kësaj dite nuk është vënë ende në punë. Pistën e tij e ka mbuluar bari.
LOPEZ MERR POSTIN E PRESIDENTIT NË MEKSIKË
Presidenti i ri i Meksikes Obrador Lopez e ka nisur mandatin e tij me moton, ne fillim me te varferit. Ai premton se do luftoje korrupsionin dhe tha se do të mbahet mend si “president I mirë”.
MEKSIKA NDALET NGA SELEÇAO
Ka kaluar pa surpriza ndeshja mes Brazilit dhe Meksikës, ku seleçao arriti të kaulifikohet falë golit të Neymar dhe Firminos. Skuadra 5 herë kampione e botës nuk e pati të lehtë.
Top Channel