Debat për ligjin dhe teatrin, nis në Kuvend diskutimi për projektligjin e ri

02/07/2018 20:36

Pasi e pritën më shumë se 30 minuta prezencën e Ministres së Kulturës në Komisionin për Edukimin, që në nisje të seancës dëgjimore për projektligjin për teatrin, akuzat për ministren nuk munguan nga opozita:

“Është mungese serioziteti. Është skemë kriminale, korruptive, hajdutëri. Ku e gjeni forcën te vini e të paraqisni përpara këtij komisioni një projektligj që në historinë e parlamentit shqiptar nuk ka precedent?”, tha Albana Vokshi.

“Teatri është një ndërtesë pa vlerë sipas ekspertëve për sa i takon karakteristikave arkitektonike ndaj nuk është një objekt kulture”, tha Mirela Kumbaro, ministre kulture.

“Kur vjen një propozim duhet hapur garë”, tha Vokshi.

“Nuk japim asnjë fond publik dhe asnjë para. Ndaj po japim tokë publike”, u shpreh ministrja.

Projektligji i ri për teatrin parashikon që toka publike prej 8.200 metrash katrore t’i jepet kompanisë private “Fusha Sh.p.k” e cila si një ndër pronarët kufitare me truallin aktual të teatrit, u ofrua të ndërtojë teatrin e ri, në këmbim të këtij ndërtimin, kjo kompani do të marrë një pjesë të sipërfaqes së falur nga shteti për ta përdorur për interesat e saj. Po sa do të jetë sipërfaqja që merr Fusha SH.P.K nga kjo marrëveshje? Kumbaro nuk e ka ende një përgjigje për këtë.

“Projekti do të jetë objekt i kontratës”, tha Kumbaro.

Demokratëtë nuk lëshuan pe duke e pyetur disa herë ministren se sa kulla do të ngrihen në projektin e ndërtimit të teatrit të ri, por edhe për këtë Kumbaro nuk e kishte një përgjigje.

“Po vidhni me ligj. Po i përdorni ligjet si lavatriçe”, tha Vokshi.

Pa iu përgjigjur shumë pyetjeve, Kumbaro u largua pas 3 orësh, për të qenë prezente në një tjetër komision.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA