Botërori i Rusisë duket se i ka golat me pikatore. Në 52 ndeshje të zhvilluara janë shënuar 136 gola, duke regjistruar një mesatare 2.62 gola për ndeshje.

Aspekti negativ i kësaj historie është se 52 ndeshjet e luajtuara përfaqësojnë 81% të përballjeve totale të Botërorit të Rusisë. Kjo mesatare golash e arritur në përfundim të këtyre 52 ndeshjeve është më e ulët në krahasim me atë të shumë edicioneve të kaluara.

Vlen të theksohet se 32 nga këto 136 gola, ose ndryshe 24% e tyre u shënuan në vetëm 5 ndeshje. Kjo do të thotë se, pa sfidat Rusi-Arabi Saudite, Portugali-Spanjë, Belgjikë-Tunizi, Angli-Panama dhe Francë-Argjentinë, mesatarja e golave të këtij Botërori do të ishte 2.21 gola për ndeshje, shifër kjo e afërt me minimumin historik të shënuar në Botërorin e Italisë së vitit 1990, me një mesatare prej 2.2 golash për ndeshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA